Seancat me ndërmjetësues Seancat, në të cilat një grup i vogël njerëzish mblidhet në një dhomë të errët, përreth një tavoline, janë praktikuar të paktën që prej shekullit të tetëmbëdhjetë. Të shohim disa nga metodat, për të cilat shumë njerëz thonë që janë kanale, përmes së cilave mund të komunikojnë të vdekurit. Megjithatë, origjina e sinjaleve të pranuara është shumë e dyshimtë dhe ne nuk mund të themi me saktësinë e plotë që kemi komunikuar me të vdekurit. Kohët e fundit janë zhvilluar një sërë metodash, në përpjekje për të komunikuar me të vdekurit, dhe ne kemi pranuar shumë sinjale. Nëse ne mund të komunikojmë me të vdekurit, atëherë automatikisht ne do të vërtetojmë edhe një gjë shumë të rëndësishme: Ekzistencën e botës së përtejme. Pothuajse të gjithë njerëzit që i kanë humbur më të dashurit e kanë ndier të nevojshme që të komunikojnë të paktën edhe një herë me ta, për ta ditur se a janë mirë, kudo që janë, dhe a janë çliruar më në fund nga problemet e jetës në tokë. Njerëzit gjithmonë kanë dashur të komunikojnë me të vdekurit, sepse u mungojnë momentet e mira kur ata njerëz kanë qenë gjallë.
0 Comments
Leave a Reply. |
AuthorWrite something about yourself. No need to be fancy, just an overview. ArchivesCategories |